Të fundit

Ambasadori i SHBA në Beograd: Jemi duke bërë presion të fortë ndaj Kosovës

“Ne me shumë vëmendje jemi duke e përcjellë situatën në Mitrovicën e Veriut. Kam parë deklaratat e presidentit Vuçiq, kryeministres Bërnabiq, të Petkoviqit, jam në kontakt me kolegët në Prishtinë, me ambasadorët e Kuintit këtu në Beograd. Të jeni të sigurt që jemi duke bërë presion të fortë ndaj Kosovës dhe se presim që njerëzit të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre” ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti” ambasadori amerikan në Beograd Anthony Godfrey, transmeton Paparaci.com.

I pyetur nëse ishin të befasuar nga veprimi i Policisë së Kosovës dhe nëse ai mendon se lëvizje të tilla parandalojnë ndonjë përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ambasadori tha se në këtë moment “nuk ka informacion të mjaftueshëm për incidentin e fundit”.

“Ka shanse të cilat duhet të  përdoren për të ecur përpara. Sa më gjatë që vonohen çështjet e pazgjidhura, aq më keq do të jenë gjërat”, ka thënë ambasadori Godfrey, i cili, sipas raporteve të mediave, duhet të zëvendësohet nga Christopher Hill, i cili është një diplomat i kalitur, njohës i rajonit dhe një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i presidentit amerikan Joseph Biden./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci