Të fundit

Nga modele, në aktore me famë botërore brenda pak muajsh

E gjitha nisi në moshën 16 vjeçare kur aktorja kryesore e serialit “Squid Game”, HoYeon Jung nisi karrierën e saj në botën e madhe të modelingut.

Gjatë asaj kohe, modelja nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë me asnjë agjensi modelingu, por punonte e pavarur.

HoYeon Jung pëlqehej nga të gjithë, kjo prej tipare unike që kishte Me anë të këtyre faktorëve modelja është bërë pjesë e shumë sfilatave dhe u shfaq për dy vite rresht në Javën e Modës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seoul.

HoYeon Jung është modele që ka fituar çmime të shumta si dhe është cilësuar si modelja me trupin më të mire në Korenë e Jugut nga Revista Vogue. Si rrjedhojë e talentit të madh që ka në fushën e modelingut, Jung u bë pjesë e agjencisë më të madhe të modelingun në Kore, “Esteem Models”.

Modelja dhe tashmë edhe aktorja, HoYeon Jung është e njohur dhe prej pjesëmarrjes në sfilatat e markave të mëdha të modës si, Gucci, Fendi, Chanel apo Louis Vuitton.

Jung ka një influencë të madhe dhe mediat flasin shumë për të, sidomos tani që arritur një sukses botërorë jo vetëm në modeling por dhe si aktore në serialin,”Squid Game” i cili është cilësuar si më i ndjekuri në platformën “Netflix”.

Vlen për t’u përmendur se 27-vjeçarja ka një eksperiencë pune për më shumë se 10 vite dhe se në Kore cilësohet si një “thesar” i industrisë koreane.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci