Kryeministri i ri japonez, Fumio Kishida, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në fund të këtij muaji.
Zgjedhjet do të zhvillohen më 31 tetor, pasi më 21 tetor skadon mandati katërvjeçar i anëtarëve të Dhomës së Ulët.
Agjencia Kyodo raportoi se ”Kishida fitoi zgjedhjet për kryetar të Partisë Liberal-Demokrate në pushtet më 29 shtator dhe u zgjodh si kryeministër më 4 tetor. Ai po kërkon një mandat të ri për të qeverisur ekonominë e tretë më të madhe në botë të goditur nga pandemia”.
“Duhet të përballemi me gjykimin e njerëzve dhe unë ndihem mirë për këtë”, tha Kishida.
Nga 465 vende të Dhomës së Ulët, LDP-ja dhe partnerja e saj ”Komeito” fituan 310 vende në zgjedhjet e fundit në tetor të vitit 2017.
Partitë opozitare po bëjnë gjithashtu përpjekjen e tyre për të rrëzuar LDP-në nga pushteti