Të fundit

Prokuroria Speciale: Abazi do të merret në pyetje për rastin ‘Dehari’

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.

Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim.

Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.

“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së.

Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – tha ai.

Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci