Të fundit

Qasja në kontracepsion në Evropë: në cilin vend renditet Kosova?

Qasja në kontracepsion duhet të jetë një shqetësim kryesor i qeverive në fuqizimin e qytetarëve në planifikimin familjar.

Britania e Madhe 96,9 për qind, Franca 93,2, Belgjika 91,1, Luksemburgu 85,2, Suedia 82,9: këto janë pesë vendet e renditura më së larti në Atlasin e Kontracepsionit për Evropën 2023.

Ky atlas gjurmon politikat e qeverive evropiane për qasjen e qytetarëve në furnizimin me kontracepsion.

Me 55.0 për qind, Kosova është renditur në vendin e 25-të dhe pas saj janë renditur Kroacia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Mali i Zi, Bjellorusia, Armenia, Rusia, Turqia, Qiproja, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina e Polonia.

Studimi ka vlerësuar gjithashtu disponueshmërinë e kontracepsionit për të rinjtë e moshës 19 deri në 25 vjeç.

“Aksesi në kontracepsion duhet të jetë një shqetësim kryesor i qeverive në fuqizimin e qytetarëve për të planifikuar familjet dhe jetën e tyre”, thonë autorët e atlasit të kontracepsionit.

Kontracepsioni parandalon shtatzëninë te gratë.

Ju dhe partneri juaj mund të vendosni nëse, kur dhe sa fëmijë dëshironi të bëni. Ky quhet planifikim familjar. Kur doni të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk planifikoni të keni një fëmijë (ende), ju mund të shmangni shtatzëninë me kontracepsion.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci