Të fundit

Pas Prishtinës, Ferizaji ndal edhe Dritën

Pasi arriti ta mposhti Prishtinën xhiron e kaluar, skuadra e Ferizajit ka arritur të marrë edhe tre pikë tjera përball nënkampionit aktual, Dritës.

Ferizaji ka shënuar fitore me rezultat, 2:1, me skuadrën e Dritës, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Fillimisht Drita kaloi në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes. Kastriot Selmani shënoi për gjilanasit, por Ferizaji u kundërpërgjigj pas katër minutave.

Ergon Hyseni barazoi rezultatin për 1:1, kurse golin e fitores e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Ferizaji ka arritur kuotën e 21 pikëve duke lënë në vendin e fundit Drenicën që u mposht nga Malisheva.

 

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci