Të fundit

Probleme për Chelsean, Silva do të mungojë deri në gjashtë javë

Klubi i futbollit anglez, Chelsea ka njoftuar se qendërmbrojtësi i tyre, Thiago Silva do të mungojë deri në gjashtë javë.

Kjo për shkak të dëmtimit të ligamenteve në gjurin e tij, që janë konfirmuar pas kontrollave nga mjekët.

Silva u dëmtua në sfidën ndaj Tottenham Hotspur këtë fundjavë dhe u detyrua të largohet nga loja në minutën e 19.

Chelsea u mposht nga Tottenhami me rezultat 2:0. Momentalisht “Blutë e Londrës” renditen në pozitën e dhjetë në tabelën e Premier Ligës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci