Të fundit

Rikthehen tifo-grupet në basketbollin vendor

Nga xhiroja e ardhshme tifo-grupet kosovare do të jenë prezentë në palestra, pasi Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim të largojë pikat ku ishte ndaluar pjesëmarrja e organizuar e tifo-grupeve në ndeshjet e basketbollit.

Pas skenave të dhunës në finale të Superkupës, FBK-ja kishte vendosur të ndalonte pjesëmarrjen e organizuar të tifo-grupeve.

Ky vendim i FBK-së kishte shkaktuar probleme në ndërprerjen e ndeshjeve pothuajse në çdo xhiro, mirëpo bordi i FBK-së sot ka vendosur të largojë këtë pikë.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:
Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci