Të fundit

Procesi i licencimit drejt fundit, FFK-ja ende pa licencë

Procesi i licencimit të federatave sportive është duke shkuar drejt përfundimit, ka thënë sot ministri i sportit, Hajrulla Çeku. Mirëpo, federata më e madhe sportive në vend, ajo e futbollit, nuk e ka marrë akoma dritën e gjelbërt.

Deri më tani janë licencuar gjithsej 19 federata sportive. Këto federata janë përkrahur financiarisht me një vlerë totale që arrin afër 5 milionë euro dhe 3 milionë euro tjera janë paraparë mbështetje për programe të veçanta.

Për dallim nga 19 federata e licensuara, Federata e Futbollit e Kosovës akoma nuk ka marrë licencën nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkas për mos licencimin e FFK-së mbetën disa pika të cilat akoma nuk janë përmirësuar. Problemi kryesor te federata e futbollit qëndron te kryetari, Agim Ademi.

Në bazë të udhëzimit të ri administrativ asnjë federatë nuk do të mund të licencohet në rast se “në organet drejtuese të tyre përgjegjësitë i ushtrojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga veprat penale”.

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, teksa vendimin e Themelores e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallë së dytë.

Në bazë të udhëzimit të ri administrativ të vendosur nga MKRS-ja, FFK-ja në krye me kryetarin Agim Ademi nuk do të mund të licensohet.

Në rast se një federatë nuk licencohet, klubet përkatëse të asaj federate nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.

Sipas propozimeve nga Komisioni Vlerësues, FFK-ja duhet të bëjë disa ndryshime për ta arritur licencimin.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci