Të fundit

Kuka: Putin u revoltua me fitoren e Majlinda Kelmendit

Driton Kuka është trajneri shqiptar që qendron pas ikonave të xhudos që na kanë bërë krenarë të gjithëve në botë, nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova etj.

Ai ka vendosur që këtë punë të realizuar për gjatë gjithë këtyre viteve ta ndajë me të gjithë përmes një libri për jetën e tij, ku padyshim nuk kanë munguar as episode të rëndësishme.

Në një lidhje me Skype për ABC, Kuka treguar një rast siç ishte fitorja e Kelmendit në Rusi, ku edhe presidenti Putin u revoltua.

“Fillimisht duhet cekur që kemi pasur shumë pengesa në shumë shtete që nuk e njohin realitetin e shtetit të ri të Kosovës. Faktikisht, me rezultatet që ka arritur në fillim Majlinda, në një farë forme ajo e ka shtyrë këtë qasjen. Unë e kam thënë që rezultatet e Majlindës përveç se në dimensione sportive, ato kanë shkuar përtej, kanë ndërtuar diçka tjetër. Sepse Majlinda ka triumfuar në shtete të cilat nuk e njohin Kosovën dhe në të cilat normalisht klasa politike nuk mundet as me u duk. Fitorja e Majlindës në Rusi ka qenë diçka e jashtëzakonshme sepse është revoltuar e gjithë klasa politike atje, deri te presidenti Putin. Emri i saj ka qenë i lakuar në të gjitha instancat ndërkombëtare politike si Kombet e Bashkuara, Parlamenti Europian etj. Edhe faktikisht është mirë sepse ne kemi bërë zhurmë pse nuk po na lejohet po në anën tjetër Majlinda bashkë me mua si trajner e kemi kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme në terren, sepse kemi bërë shumë zhurmë dhe në anën tjetër që në olimpiadën e parë në Rio kemi arritur të fitojmë medaljen e arit”, rrëfeu ai.

Më tej, i pyetur se pse gjithmonë vajzat shqiptare dominojnë në këtë sport, Kuka u shpreh:

“Unë po e them sinqerisht që vajzat shqiptare kur kanë një qëllim, ato e arrijnë. Dmth janë shumë këmbëngulëse, shumë punëtore. Ndërsa te meshkujt kur vjen ajo mosha e rinisë diku 18-19 vjeçarët është pak më problem dhe jeta e tyre merr një kahje ndryshe dhe nuk është lehtë me i menaxhu në një farë forme”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci