Të fundit

Rrahmani ftohet nga Kosova për ndeshjet e marsit

Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Albion Rrahmani është ftuar për herë të parë të përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetar Arlind Sadiku me anë të një postimi në Facebook.

Rrahmani do ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjet e marsit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë si mysafir ndaj Izraelit, më 25 mars.

Ndërsa më 28 mars do të jetën nikoqir të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rrahmani deri më tani është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 16 gola, ndërsa në kualifikimet për Conference League sezonin e kaluar ishte një lojtar kyç tek skuadra nga Suhareka.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci