Të fundit

Bastiset shtëpia e zyrtares në Prishtinë, dyshohet për shpërlarje parash

Është bastisur shtëpia dhe zyra e një zyrtareje në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se bastisjet janë kryer nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parashë”.

Tutje, gjatë kontrollit Policia ka njoftuar se janë sekuestruar para, telefon mobil dhe disa dokumente në lidhje me rastin.

“Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci