Të fundit

Greva e tyre e bëri Prishtinën “xhungël mbeturinash”, sa paguhet një punëtor i “Pastrimit”?

Kontejnerë të shumtë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë deri mbrëmjen e së martës ishin të mbuluar nga mbeturinat.

Kjo për faktin se punëtorët e kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” të hënën dhe të martën ishin në grevë me kërkesë për rritje pagash.

Në këtë kompani, pagat e punonjësve fizikë janë 330 euro, kurse kërkesa e tyre është që kjo vlerë të arrijë 400 euro.

Një ditë grevë e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” ka bërë që Prishtina të mbushet bërllok.

Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash.

Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat.

Megjithatë, pasditën e së martës, punëtorët e pastrimit janë parë duke pastruar disa nga kontejnerët në kryeqytet.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci