Të fundit

Publikohen rezultatet: Këta kandidatë kanë kaluar në fazën e tretë të testimit për t’u bërë policë

Policia e Kosovës ka publikuar rezultatet e konkursit për zyrtarë policorë të fazës së parë dhe të dytë, pra listën e kandidatëve të cilët do të vazhdojnë procesin e rekrutimit me testimin psikologjik.

Policia e Kosovës ka thënë se lista e rezultateve meritore është bërë sipas meritës; rezultati nga testi me shkrim me 60 përqind dhe vlerësimi i testit-intervistës me 40 përqind.

Listën e rezultateve dhe detaje lidhur me testimin psikologjik dhe kontrollin mjekësor mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Ky është njoftimi i plotë:

Data e publikimit: 15.03.2023
NJOFTIM: PROCESI I REKRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËR ZYRTAR POLICOR
SHPALLJA E REZULTATEVE / NJOFTIMI PËR FAZËN E TESTIMIT PSIKOLOGJIK DHE KONTROLLIMIT MJEKESORË
Bashkangjitur e gjeni listën e rezultateve meritore të kandidateve të suksesshëm të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtarë policor.
Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës 40%.
NJOFTIM: FAZA E TESTIMIT PSIKOLOGJIK DHE KONTROLLIMIT MJEKËSORE
Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore.
Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja nga Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente).
Kandidatët me vete duhet të kenë:
• Letërnjoftimin ose pasaportën valide
• Një laps kimik.
Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.
https://www.kosovopolice.com/shpallje/mundesi-punesimi/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci