Të fundit

“Bota Serbe” që kontrollon katër shtetet e Ballkanit

Shkruan: Arben Ratkoceri

Realisht – Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia deri-diku do të jenë Asociacione brenda projektit politik serb “Bota Serbe”. Atë që nuk e arriti me luftë, Serbia është afër t’ia arrij me politikë të zgjuar e përkrahje të një pjese të ndërkombëtarëve.

Bosnjën e kotrollon përmes Republika Srpskës, Malin e Zi e ktheu përmes kishës, e Dritan Abazoviqin e nga dje edhe nga favorit pro-serb për president.

Kosovën veç më e ka lidhë përmes veriut, kishës, komunave serbe si “ishuj” në jug dhe të drejtën serbe të vetos së limituar në Parlament.

Edhe Maqedoninë “nuk e ka larg”, sepse shoqëria maqedonase bashkë me “shtetin e fuqishëm të thellë” është me dominancë apsolute pro-serbe dhe ekstremisht antishqiptare e antibullgare, ndërsa politika zyrtare është më e kujdesshme shkaku i relevancës të faktorit politikë shqiptarë.

Politika serbe ofensiven e filloi pas largimit nga skena politike të liderëve rajonal, prej të cilëve e kishte të pamundur të vinte këtu ku është sot, duke filluar nga të ndjerët Franjo Tuxhman, Alija Izetbegoviç, pastaj Hashim Thaçi, Lubço Georgievski, si dhe “bedeni” i fundit – Millo Gjukanoviç, të cilit që nga dje po i duket fundi!

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci