Të fundit

Adebayor pensionohet nga futbolli pas 22 viteve karrierë

Sulmuesi i Arsenalit, Manchester Cityt, Real Madridit e skuadrave tjera të mëdha evropiane, Emmanuel Adebayor ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 39-vjeçare.

“SEA, nga nivelet më të larta tek ato më të ulëtat, karriera ime si atlet profesionist ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit fansave të mi që ishin aty në çdo hap. Ndihem shumë mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do të vijë!”, shkroi ai në Instagram.

Adebayor bëri emrin e tij në Arsenal, ku kishte kaluar nga Monaco për pesë milionë euro në janar 2006. Ai qëndroi për tre vjet në skuadrën e Arsene Wengerit dhe shpërtheu në skenë duke shënuar 30 herë në sezonin 2007/08.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Real Adebayor (@e_adebayor)

Sulmuesi gëzoi një karrierë profesionale 22-vjeçare, e cila e pa atë të luajë në Francë, Angli, Spanjë, Turqi, Paraguai dhe vendlindjen e tij Togo. Ai shënoi 97 gola në 241 paraqitje në Ligën Premier, duke luajtur për Arsenalin, Manchester Cityn, Tottenham indhe Crystal Palacen.

Momenti më famëkeq i Adebayor ishte me fanellën e Man City, kur ai shënoi kundër Arsenalit dhe vrapoi në gjatësinë e fushës për të kryer një festë me gjunjë përpara tifozëve të ish-klubit të tij. Festimi nuk shkoi mirë, ku Adebayor u ndëshkua nga FA.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci