Të fundit

Raporti i DASH-it, deputetja e LDK-së i drejtohet Qeverisë: Shkarkojeni Martin Berishajn

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka reaguar qeverisë së Kosovës pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën ku është përmendur edhe niveli i lartë i korrupsionit.

Deputetja Rexhepi ka thënë se DASH-i e ka kritikuar qeverinë për mungesë transparence, korrupsion dhe veçanërisht dhunë në familje e dhunë gjinore.

Sipas saj, qeveria duhet të marrë masa kundër mbylljes dhe i ka përmendur edhe skandalin e pretenduar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj për të cilin thotë se duhet të shkarkohet.

Ky është postimi i saj:

DASH kritikoi Qeverinë Kurti 2 për mungesë transparence, korrupsion dhe veçanërisht për dhunën në familje e dhunën gjinore.
Qeveria duhet urgjentisht të merr masa kundër mbylljes e të jetë transparente, të shkarkojë ambasadorin e dyshuar për korrupsion dhe të merr hapa konkretë për ta parandaluar dhe luftuar dhunën kundër grave. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci