Të fundit

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.

“Sot rreth orës 14:20 në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci