Të fundit

Ky është zyrtari i FFK-së që u intervistua në Polici, u lirua më pas nga prokurori i rastit

Policia e Kosovës sot njoftoi se në orët e pasdites është intervistuar një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Siç mëson Paparaci nga burimet brenda organeve të sigurisë, bëhet fjalë për Agim Gashin.

Gashi mban pozitën e kontablistit brenda shtëpisë së futbollit kosovar. Në anën tjetër, ai pas intervistimit në stacionin policor është liruar me urdhër të prokurorit të rastit.

Ndërkohë, Policia po ashtu tregoi se kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nuk është arrestuar dhe nuk ka urdhër-arrest ndaj tij.

Por të njëjtit, siç bëri të ditur Policia me anë të një komunikate, i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim.

Bazuar në komunikatën e PK-së, intervistimi ndaj Ademit do të zhvillohet të mërkurën, transmeton Paparaci.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”.

“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci