Të fundit

Arrestohet kontrabandisti që kishte urdhërarrest nga gjykata

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit në Viti dhe kanë arrestuar një të dyshuar.

Sot, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, në të cilin ishin dy persona dhe është parë se drejtuesi i mjetit me iniciale I.M. 30 vjeç, kishte urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.

Pas veprimeve të ndërmarra është kontrolluar edhe automjeti dhe janë konfiskuar 40 thasë me fara kungulli dhe 50 pako arra të qëruara që nuk posedonin dokumente.

Poashtu të dyshuarit kanë pranuar se malli është futur përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhërarrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme.

Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci