Të fundit

Osmani: Presioni të jetë mbi Serbinë që t’i respektojë obligimet e marra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se i gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të respektojë obligimet që ka ndërmarrë.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt e përsëriti edhe në mars. Pra, tregoi që premtimet që i ka dhënë në kuadër dialogut, nuk kanë asnjë vlerë për të as politike e as juridike dhe rrjedhimisht njoftoi edhe komunitetin ndërkombëtar që ai nuk do të zbatojë obligimet, të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe nga aneksi. Tani pavarësisht që u dakordësua në Ohër tani në mars, më lejoni të ritheksoj që teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet. Rrjedhimisht neni 4 i asaj marrëveshje, i cili e obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Republikës se Kosovës ne asnjë organizatë ndërkombëtare, pa dallim, pa përjashtim, mbetet në fuqi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, traktati i Vjenës kërkon që dakordësimi i thënë nga të dyja palët të zbatohet dhe ka thënë se Borrell nuk mund të pajtohet në emër të Vuçiqit.

“Neni 2 e neni 1, të cilët përcaktojnë parimet të së drejtës ndërkombëtare, të cilat përfshihen edhe vet në Kartën e Kombeve të Bashkuara që detyrojnë Serbinë ta njeh dhe ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe që të dyja palët të trajtohen të barabarta, që të respektohen edhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, parime të tjera, ato mbesin në fuqi. Por, në momentin kur Serbia del dhe tregon që nuk do të zbatojë asnjërën nga këto, duke kërkuar edhe vulosjen nga Kuvendi i Serbisë që të mos zbatojë, ata për të cilën është dakordësuar e rrezikon në esencë këtë marrëveshje në kuadër të Traktatit të Vjenës”, ka shtuar Osmani.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci