Të fundit

Deputeti i PDK-së: Të nisin hetime për ShIK-un, të mos përdoret në prag të zgjedhjeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të krijohet komision hetimor për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK).

Ai ka thënë se hetimet ndaj SHIK-ut duhet të bëhen për mos përdorimin e këtij ish-shërbimi inteligjent për ta përdorur si kauzë në fushata elektorale.

“Unë inkurajoj që të krijohen edhe komisione të tjera në këtë parlament. E kam theksuar disa herë, edhe në programin elektoral të PDK-së e më pastaj edhe në këtë foltore, po duhet të bahen komision edhe për ta hetuar SHIK-un, mos ta përdorni më si kauzë sa herë të vijnë zgjedhjet elektorale. Për ta hetuar privatizimin, me të cilën janë shkaktuar shumë dëme në kurriz të ekonomisë së Kosovës dhe që na bëjnë pjesë të shumë raporteve negative”, ka thënë Berisha.

Deputeti Berisha pyeti deputetët nëse ka gjetje në dy raportet e komisioneve hetimore energjetike, të cilat do të mund të bëheshin subjekt i hetimeve të prokurorisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci