Të fundit

Grenell i kundërpërgjigjet Blinkenit për marrëveshjen Kosovë-Serbi: “Seriozisht”

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili thoshte se e mirëpret pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Por sipas Grenellit, askush nuk e nënshkroi “marrëveshjen” e arritur në Ohër të Maqedonisë Veriore, të shtunën.

”Askush nuk e nënshkroi ”marrëveshjen”…..Seriozisht”, shkroi ai në Twitter, pas një replike me Blinkenin.

Blinken, kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër.

“Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, kishte shkruar ai të dielën.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci