Të fundit

Arrestimi i Agim Ademit, çfarë thuhet në raportin e Policisë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar të mërkurën për 48 orë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Ndërkohë, Policia është deklaruar sërish me anë të raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit, ai është arrestuar të martën rreth orës 14:20.

Në raport thuhet se Ademi dyshohet për keqpërdorim të besimit dhe shmangie nga tatimi, transmeton Paparaci.

“Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci