Të fundit

Tahiri për Kurtin që pranoi Asociacionin: Erdha, dështova, mashtrova, pranova

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka reaguar pasi mbrëmv kryeministri Albin Kurti, e pranoi publikisht se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, gjendet brenda planit evropian, transmeton Paparaci.

Ndër të tjera, teksa e shkroi një status në Facebook, Tahiri mendon se Kurti ka dështuar dhe mashtruar, pasi e pranoi Asociacionin.

“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, u shpreh Tahiri.

Kurti mbrëmë në RTK ka thënë se bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën e kaluar, në nenin 10 gjendet edhe Asociacioni.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015″, tha ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci