Të fundit

Më 28 mars, 5 planetë do të shihen me sy të lirë

Astronomët janë në pritje këtë muaj pasi pesë planetë të sistemit diellor do të jenë të dukshëm nga Toka si pjesë e një shtrirjeje të rrallë planetare. Më 28 mars, Jupiteri, Mërkuri, Urani, Marsi dhe Afërdita pritet të rreshtohen së bashku në një pjesë të vogël të qiellit pas perëndimit të diellit.

Dy nga planetët më të shndritshëm, Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë të dukshme pranë horizontit, ndërsa Afërdita pritet të shkëlqejë më lart në qiell. Vitin e kaluar, astronomët në hemisferën veriore patën mundësinë të shihnin Merkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.

Planetët pritet të rreshtohen në 50 gradë, që do të thotë se ata do të shfaqen më afër njëri-tjetrit nga Toka në një zonë të vogël. Ky fenomen vizual ndryshon nga një shtrirje astronomike, e cila i referohet kur planetët bashkohen njëkohësisht në të njëjtën anë të diellit.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla, por diçka e tillë nuk do të ndodhë përsëri deri në vitin 2040.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci