Të fundit

LVV në 2010: NATO nuk e ka çliruar Kosovën

Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Ndonëse, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje i ka fshirë nga ueb-faqja e saj shumë dokumente dhe komunikata që kanë publikuar në të kaluarën, ky subjekt politik nnë të kaluarën thoshte se NATO-ja nuk e ka çliruar Kosovën.

Madje, shkonte aq larg, saqë thoshte se NATO-ja ka intervenuar për interesa të Millosheviqit në Kosovë.

Sot, si kryeministër Albin Kurti, ka qëndrime pro NATO’s dhe aspiron anëtarësimin në këtë aleancë.

Lëvizja Vetëvendosje para se të vinte në pushtet vazhdimisht kishte deklaruar se NATO-ja nuk e ka çliruar Kosovën. Për këtë ekzistojnë edhe komunikata nga e kaluara, të cilat tashmë janë fshirë nga ueb faqja e kësaj partie.

Në komunikatën e LVV-së e publikuar më 2 qershor të viti 2010 thuhej se NATO-ja nuk e ka çliruar Kosovën.

Aty thuhet se të gjitha rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë riafirmuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës Federale Jugosllave mbi Kosovën.

LVV-ja në këtë komunikatë thoshte se intervenimi i NATO-s nuk kishte autorizim “ab initio” të OKB-së, që nënkupton se nuk kishte miratimin nga fillimi për të ndodhur. Por, pyetja që Vetëvendosje e shtron në këtë komunikatë është se çfarë ka prodhuar ky intervenim dhe a është çliruar Kosova apo është ruajtur sovraniteti territorial i Jugosllavisë mbi Kosovën?

“Në fund të fundit, nuk është edhe aq e rëndësishme se a ka qenë ky intervenim legal, sa e rëndësishme është të zbërthehet se për çfarë në të vërtetë është bërë ky intervenim?! Është çliruar Kosova me intervenimin e NATO-s apo është ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavisë?!“, thuhet në komunikatën e LVV-së.

LVV i referohet librit të Wesley K. Clark ku thotë se me intervenim tokësor do të shpëtoheshin më shumë njerëz dhe së këndejmi, Vetëvendosje thotë se shqetësimi i NATO-s nuk ka qenë për ta zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe mbi popullatën civile.

“Pra, vërehet se NATO nuk ka qenë edhe aq e shqetësuar për të zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Edhe këtë e dëshmon vetë deklarata e gjeneralit Wesley K. Clark, komandant suprem i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, i cili thotë se ashpërsimi i dhunës dhe mizorive të forcave serbe pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ka qenë krejt i parashikueshëm”, thuhet në këtë komunikatë.

“Pasiqë bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë e preokupuar me fatin e qytetarëve të Kosovës dhe pasiqë qëllimet e saj kanë qenë qëllime humanitare, atëherë pse ajo ka vendosur që para fillimit të intervenimit të NATO-s t’i lë qytetarët e Kosovës nën mëshirën e regjimit të Millosheviqit duke e larguar KVM-në nga Kosova?!… Një shkrimtar serb, Vladimir Arsenijevic, në ditarin e tij për luftën, “Mexico – Ditari i luftës”, thotë: “Është fakt i pamohueshëm që NATO e ka mbështetur drejtpërdrejt Sllobodan Millosheviqin duke ndihmuar që ta ndërmarrë këtë valë të fundit të mizorive gjithandej në Kosovë, si dhe ta forcoj kontrollin e tij në gjithë Jugosllavinë. Përderisa NATO zhvillon luftën e vet komode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje poshtë në terren” (faqe 121)”, thuhej mes tjerash në komunikatën e VV-së.

Po ashtu, në komunikatën e LVV-së thuhej se intervenimi i NATO-s nuk është bërë për çlirimin e Kosovës por për ta shtrënguar Serbinë për ta pranuar planin e paqes dhe t’i garantojë NATO-s qarkullim të lirë nëpër Jugosllavi por edhe garantim të integritetit dhe sovranitetit territorial të Jugosllavisë.

Sipas LVV-së, intervenimi i NATO-s është bërë që Serbia ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, por njëkohësisht sipas tyre është ruajtur edhe sovraniteti dhe integriteti territorial i Jugosllavisë.

“Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën, por për ta shtrënguar palën serbe ta pranoj planin e paqes, e ai plan jo vetëm se ka garantuar që NATO-ja të ketë qarkullim të lirë nëpër tërë RFJ-në, por ka garantuar edhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Jugosllavisë (qëllimi ka qenë që të ruhet paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar) dhe këtë më së miri e dëshmon dokumenti i 3 qershorit të vitit 1999 (Ahtisari dhe Çernomerdini)”, thuhej tutje në komunikatën e VV-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci