Të fundit

“Në të kaluarën ka pasur keqqeverisje”, kështu e arsyeton Haxhiu mosdorëheqjen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur në konferencë për media pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese ku është shpallur jokushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ajo në konferencë është pyetur për termin “superkriminel” për ata që shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe më tutje për kërkesat e VV-së për dorëheqje ndaj politikanëve që në të kaluarën kishin shkelur Kushtetutën.

Haxhiu tha se në të kaluarën nuk ka pasur qeverisje, por keqqeverisje – dhe ky ishte arsyetimi i saj për mosdorëheqje.

“Në të kaluarën kemi pasur qeveri që nuk i kanë shërbyer interesave të Kosovës por interesave të tyre dhe në të kaluarën kemi pasur keqqeverisje dhe jo qeverisje, nuk kemi pasur qeverisje që i shërben qytetarëve, por që i shërben individëve, grupeve të interesit, oligarkëve, tani nuk ka më kështu, tani ka një qeverisje që iu shërben qytetarëve dhe që është e përkushtuar për t’i përmbushur të gjitha zotimet që i ka bërë para qytetarëve të Kosovës.”, tha Haxhiu.

Ajo më tutje ka thënë gjithashtu se nuk do “t’ua plotësojë” dëshirën opozitës për dorëheqje. /Paparaci.com/ 

https://paparaci.com/305184/a-do-te-jape-doreheqje-pas-vendimit-te-kushtetueses-pergjigjet-ministrja-haxhiu/

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci