Të fundit

Tahiri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Pushteti i madh i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në konferencë për media flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Tahiri e cilëson vendimin e Kushtetues si vendim shumë të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, pasi që pushteti i kryeministrit Albin Kurti nuk arriti ta kapë edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Siç e dini dje, Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim që ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rendin kushtetues dhe është një lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë, që pushteti i madhi Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm si Këshilli Prokurorial i Kosovës”, tha Tahiri.

“Miratimi i një vendimi të tillë do të ishte përmbysje apo kapje e madhe e fuqishme e KPK-së që sot mund të jetë nga Albin Kurti e nesër nga dikush tjetë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci