Të fundit

Tentohet sërish shkarkimi i kryetarit të Odës së Farmacistëve

Më 24 janar, të këtij viti Arianit Jakupi, ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve, shkarkim ky që ishte bërë me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit të OFK-së.

Por, kaluan më shumë se dy muaj, ku Gjyqi i Nderit, kishte anuluar kërkesën e Kuvendit ë OFK-së duke anuluar mocionin për shkakrimin e Arianit Jakupit.

Edhe pas rikthimit të tij në pozitën e kryetarit të OFK-së, një pjesë e Kuvendit, nuk e dëshirojnë Jakupin në krye të OFK-së.

Siç mëson mediumi Paparaci, gjatë së shtunës një pjesë e Kuvendit të OFK-së kanë mbajtur një mbledhje të jashtëligjshme, për të anuluar vendimin e Gjyqit të Nderit, që kishte anuluar mocionin e shkarkimit të kryetarit të OFK-së Arianit Jakupi.

Megjithatë, kjo mbledhje nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kourumit.

Ndryshimet që kanë filluar në sektorin farmaceutik kohëve të fundit kanë prekur interesat e disa grupeve të interesit që përfaqësohen në OFK.

Më 21, mars Gjyqi i Nderit Nderit, në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.

Arianit Jakupi ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018, ndërsa më 11 qershor të vitit 2022 ishte rizgjedhur në këtë pozitë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci