Të fundit

LDK: Pushteti po i ndëshkon komunat e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Sipas LDK-së, asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, LDK-ja ka thënë se Qeveria po luan paturpësisht politikë me buxhetin e vitit 2023, duke shtuar se komunat po e paguajnë çmimin.

Sipas tyre 52 për qind e të gjithë buxhetit për projekte të reja këtë vit do të shkojë për tri komuna të udhëhequra nga partia në pushtet.

“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në një postim të LDK-së, të cilët ia kanë bashkangjitur edhe një video.

LDK-ja ka thënë se 18 komuna nuk do të shohin asnjë cent nga investimet e reja nga buxheti i vitit 2023.

Sipas kësaj partie, kjo është fyerje për çdo qytetar që meriton trajtim të barabartë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci