Të fundit

Vritet kampioni i Evropës në boks duke luftuar për Ukrainën

Qeveria ukrainase ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale lajmin e hidhur se 22-vjeçari, Maksym Galinichev kishte humbur jetën në luftime në front, teksa përballej me forcat ruse.

Boksieri ishte një emër i njohur në ringun ndërkombëtar pasi kishte shkëlqyer në moshë të re duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitet 2017 dhe 2018, ndërsa në vitin 2018 kishte marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj.

“Maksym Galinichev, 22, kampion i Evropës në boks për të rinjtë, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhansk. Maksym u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në front dy herë pasi ishte plagosur dhe rikuperuar”, shpjegoi në rrjetet sociale Anton Gerashcehnko, këshilltar i qeverisë ukrainase.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci