Të fundit

L’Equipe zbulon pagat marrëmendëse të Messit, Mbappes e Neymar

Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” ka publikuar pagat marramendëse mujore të futbollistëve të kampionatit francez.

Futbollistët e gjigantit francez, Paris Saint-Germain prijnë me pagat më të mëdha në kampionatin francez, teksa listën e kryeson sulmuesi, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez është futbollisti më i paguar në Ligue 1 sipas publikimit të “L’Equipe”. Ai përfiton hiq më pak se 6 milionë euro bruto në muaj.

Në pozitën e dytë ndodhet bashkëpunëtori i tij në sulm të PSG-ja, Neymar. Sulmuesi brazilan ka një pagë mujore prej 3,675,000 euro bruto në muaj.

Ndërsa, në pozitën e tretë ndodhet shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi. Sipas raportit, argjentinasi përfiton pagë prej 3,375,000 euro në muaj.

Marquinhos është futbollisti i katërt më i paguar ne ligë me 1,200,000 euro bruto në muaj para Verratit, Hakimit, Donnarummas, Ramos, Bernat e Mukiele.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci