Të fundit

Vela shkruan sërish: Reagimi im ka të bëjë me shpërndarësit e dezinformatave, jo me mediat

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka bërë një reagim sërish pasi tha se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

Deklarata e tij ndërlidhet me raportimet se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten Vjosa Osmani.

Këtë gjuhë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar si të papranueshme dhe shumë të rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë.

Më pas, Vela tha se reagimi i tij ka të bëjë me shpërndarësit e dezinformatave, por jo me mediat.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, shkroi ai në Twitter.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci