Të fundit

FFK-ja e MKRS-ja në kundërthënie me njëra tjetrën rreth licencimit

Licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e Komisionit Vlerësues për Licencim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka përfunduar ende. Ndonëse te FFK-ja besojnë se kanë përmbushur kriteret, Komisioni Vlerësues nuk pajtohet me një gjë të tillë. Nga ana tjetër, klubet kanë vetëm edhe një ditë kohë nga afati për përfitimin nga Ligji për Sponsorizim.

Rreth 20 klube të futbollit kishin mbajtur takime tash e sa ditë me të dyja palët, udhëheqësit e FFK-së dhe ata të Komisonit Vlerësues. Nga këto takime, klubet kishin kuptuar se palët janë në kundërthënie mes tyre.

Në takimin e mbajtur dje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryetari i komisionit, Fikret Shatri kishte deklaruar se FFK-ja aplikimin e fundit e kishte dorëzuar dy javë më herët.

Kështu ishte shprehur, Avni Haxhiu, njëri prej organizatorëve të mbledhjes së klubeve të futbollit.

“Ne ishim sot në Federatë për t’i argumentuar ato që na thanë dje në Ministrinë e Sportit. Në MKRS na thanë që dokumentacionin e fundit të aplikimit për licencim e kanë marrë qe dy javë. Ndërsa në FFK na informuan që këtë e kanë bërë më 28 shkurt. Në Federatë thonë se dokumentacionin e kanë në rregull, por nuk kanë marrë përgjigje brenda një muaji, siç do të duhej të ndodhte. FFK-ja nuk po mund të marrë informata nga Ministria. Ne i morëm dëshmitë e dokumentacionit të FFK-së”, ka thënë Haxhiu për “Express”, transmeton Paparaci.

Nga një dokument i siguruar sot nga Kanal 10, shihet qartë se Federata e Futbollit e Kosovës kishte dorëzuar aplikimin e fundit më 28 mars.

Sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj kishte deklaruar sot para anëtarëve të disa klubeve të Superligës dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv se federata ka përmbushur të gjitha obligimet dhe licencimi duhet të ndodh.

Përkundër dorëzimit të aplikimit, udhëheqës të Komisionit Vlerësueses kishin deklaruar dje se klubet nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga Ligji për Sponzorizim pasi FFK-ja nuk është licencuar ende.

Afati i fundit për përfitiminin nga Ligji për Sponzorim është 31 marsi (nesër). Edhe pse kanë mbetur shumë pak kohë deri në mbyllje të afatit, klubet janë duke mbajtur shpresa te ministri, Hajrulla Çeku.

“Ne u takuam dje me Fidan Shatrin, i cili tha se nuk janë plotësuar dokumentet e nevojshme të Federatës, por që kanë të bëjnë me klubet. Pra, disa klube nuk i kanë plotësuar kriteret, pasi Federata i ka në rregull dokumentet. Kjo na ka penalizuar ne klubeve, pasi nëse një klub s’është në rregull me dokumente, pse duhet të penalizohen klubet tjera!?”

“Po presim mos po reflekton dhe mos po na lajmërohet ministri Çeku për takim, pasi nesër është afati i fundit i mbylljes së vitit fiskal. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nesër do të shohim se si të veprojmë, për momentin nuk kemi marrë ndonjë hap”, shtoi Haxhiu, sipas të së cilit, klubet do të përjetojnë krizë të thellë nëse nuk u jepen vërtetimet dhe nëse nuk licencohet Federata e Futbollit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kishte bërë të qartë se klubet e federatës përkatëse nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponzorizim në rast se ai institucion nuk është licencuar nga Komisioni Vlerësues.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci