Të fundit

Bledi Mane thumbon keq Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane shpesh herë ka lëshuar deklarata të forta për banorët apo ish-banorët e shtëpisë së “BBVIP” dhe së fundmi, gazetari nuk ka lënë pas as Kiara Titon.

Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët në “TAR”, ish-banori ka komentuar edhe moderatoren, për të cilën tha se ishte një vajzë e mirë por një lojtare mediokre.

Sipas gazetarit, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet dhe ngryset duke menduar Bora Zemanin.

“Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci