Të fundit

“Gjest i ulet, i rrezikshëm, i papranueshëm”, Kusari i reagon Blerim Velës për sulmin ndaj gazetarëve

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari ka reaguar pas gjuhës që ka përdorur Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.

Ajo ka rënditur disa sugjerime drejtuar Velës, siç i ka quajtur ajo për qëllime të mira, pasi Vela ka ndërlidhur mediat me Beogradin derisa po mbahet Samiti për Demokraci i Bidenit.

“Ligjeratë dhe sugjerime qëllim-mira publike për shefin e kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili paska zgjedhur sot, derisa po mbahet Samiti për Demokraci i Bidenit, për t’i ndërlidhur mediat me Beograd”, ka shkruar ajo.

Në listën e saj, Kusari ka shkruar se e drejta e medias është e drejtë themelore dhe se roli i shefit të kabinetit nuk është të mbrojë Gjykatën Kushtetuese.

Vela në “Twitter” ka drejtuar akuza kundrejt mediave duke thënë se e kanë të qartë se dezinformatat që kinse mediat kanë burime brenda Gjykatës janë pjesë e luftës speciale sipas skemës së përgatitur nga Beogradi.

“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”, ka shkruar Vela

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci