Të fundit

Sekuestrohet një armë zjarri dhe substanca narkotike në Fushë Kosovë

Zyrtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë kanë ndaluar disa automjete.

Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona. Për Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç, është hapur rast për mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës. Ndërsa ndaj të dyshuarës, J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.

“Sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, për një kontrollë rutinë janë ndaluar disa automjete. Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona. Ndaj personit të dyshuar:-Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç, është hapur rast për Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, ndërsa ndaj të dyshuarës:- J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.Në dy raste të ndara sekuestrohen një armë zjarri dhe substanca narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci