Të fundit

Nuk është Mercedes, as BMW: Kjo është vetura më e mirë e vitit 2023

Hyundai ka rrëmbyer çmimin kryesor si Vetura më e mirë e vitit 2023, me Ioniq 6 që u zgjedh si “Vetura Botërore e Vitit, “Dizajni më i mirë”, “Vetura elektrike më e mirë”, ndërsa shefi i dizajnit, Sangyup Lee u zgjodh “Personi i veturës botërore të vitit”, shkruan AutoExpress.

Është viti i dytë me radhë që Hyundai fiton çmimin e përgjithshëm të “Veturës botërore të vitit” që jepet nga World Car, pas suksesit me Ioniq 5 vitin e kaluar.

“Ne jemi të emocionuar që marrim këtë nder prestigjioz dy vjet radhazi, i cili njeh talentet e jashtëzakonshme dhe përpjekjet e pandërprera të të gjithëve në Hyundai Motor Company për të sjellë në treg veturat elektrike si IONIQ 6”, ka thënë shefi i Hyundait, Jaehoon Chang.

Juria e “World Car Awards” votoi Ioniq 6 si veturën numër një në botë përpara Kia Niro dhe BMW X1 / iX1. Mercedes-Benz C ishte gjithashtu në finale.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci