Të fundit

Manastiri i Deçanit sivjet s’figuron në listën e shtatë monumenteve të rrezikuara

Manastiri i Deçanit sivjet nuk është futur në listën e shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

Në listën e sivjetme, figurojnë varrezat përkujtimore partizane në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës, peizazhi kulturor i Sveti Stefan në Mal të zi, mullinjtë me ujë të Bistricës në Petrovac i Mllavës në Serbi, por jo edhe Manastiri i Deçanit që ndodhet në Kosovë.

Programi “7 më të rrezikuarat” është një fushatë e shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës.

Përmes këtij programi rritet ndërgjegjësimi, bëhen vlerësime të pavarura teknike, propozohen rekomandime për veprim dhe kërkohet mbështetje për të shpëtuar monumentet e rrezikuara.

Të qenit në listën e “7 më të rrezikuarave” shpesh shërben si një katalizator për veprim dhe si një nxitje për mobilizimin e mbështetjes së nevojshme publike ose private.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci