Të fundit

Gjykata vendos për pesë të arrestuarit në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër pesë të pandehurve, që u arrestuan të martën në aksionin kundërkontrabandës në veri.

Sipas njoftimit të gjykatës, pesë të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale nga Kodi Penal i Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar, Shmangie nga tatimi, si dhe veprës penale Tregtia e ndaluar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar, ka njoftuar gjykata.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci