Të fundit

18 muaj pas ngjarjes tragjike, rikthehen xhirimet e filmit “Rust”

Një vit e gjysmë pas ngjarjes tragjike, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halyna Hutchins, gjatë xhirime në New Mexico, kasti i filmit “Rust” është rikthyer në shesh-xhirim.

Aktori Alec Baldwin pritet po ashtu të rikthehet në Montana në javët në vijim, me rolin e tij, vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi, për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Haçins në tetor të 2021 apo jo.

Rreth shtatë muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Halyna Hutchins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që mbeti po ashtu i plagosur.

Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Madje ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew.

Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci