Të fundit

Vuçiq: Zgjedhjet në veri disfatë e Kurtit dhe e KUINT-it

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dje “populli serb në Kosovë ka kërkuar një qasje krejtësisht të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe se ka ndodhur një kryengritje paqësore politike e serbëve”.

Vuçiq në propagandën para qytetarëve të tij ka thënë se ajo që po thotë nuk është analizë e rezultateve zgjedhore, por “e ndryshimeve tektonike që ndodhën dje në Kosovë”.

“Në fakt, ajo që ndodhi dje nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë analiza jonë sipërfaqësore dhe e cekët, pasi ne jemi gjithmonë të lumtur të pranojmë dhe themi se ajo që ndodhi ishte disfata e Albin Kurtit dhe regjimit të tij. Po, kjo është e padyshimtë”, ka pretenduar ai, transmeton Paparaci.

“Dje populli serb tregoi se do një qasje krejtësisht ndryshe, mbi të gjitha nga bashkësia ndërkombëtare. Kur e them këtë, kam parasysh fuqitë perëndimore. Populli serb kërkon një respekt më të madh, dialog, por real, dhe duke mos i imponuar zgjidhjet”, ka thënë ai.

Vuçiq, në përpjekje për të arsyetuar gabimin e tij politik kur ka urdhëruar serbët të mos dalin në zgjedhje, ka thënë se “këto zgjedhje kanë sjellë edhe gjëra të mira dhe se kanë treguar se sa unik është populli serb dhe sa ka gabuar bashkësia ndërkombëtare duke mos e përkrahur atë, por politikën e Albin Kurtit”.

“Dje populli ynë në mënyrë të referendumit dhe me plebishit tregoi se “në cilin shtet jeton” dhe kë nuk do në veri të Kosovës, por edhe i treguan botës se nuk kanë kuptuar asgjë përveç faktit se nuk kanë dashur të dëgjojnë askënd përveç vetes”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka deklaruar se zgjedhjet në katër komuna në veri “kanë dëshmuar debaklin zgjedhor të Kurtit dhe KUINT-t, si dhe të gjithë atyre që inkurajuan Kosovën” duke thënë se problemi është në organizatat kriminale në Beograd, përcjell Paparaci.

“Këto zgjedhje treguan unitetin e madh të popullit serb. Populli serb tregoi disiplinë dhe përgjegjësi që nuk është parë në historinë e re të popullit serb. Serbët treguan se janë një popull i fortë që tregoi vendosmëri dhe vullnet të madh për të rezistuar okupatorëve. Asnjëherë nuk jemi treguar kaq të përgjegjshëm dhe nuk jemi paraqitur në mënyrë kaq të organizuar”, lavdërohet Vuçiq se si serbët në Kosovë i janë bindur urdhrit të tij.

Vuçiq ka thënë se nuk ka dialog thelbësor mes Kosovës dhe Serbisë, por se “tashmë po marrim dokumente të imponuara që janë në favor të KUINT-it, e cila mbështet pavarësinë e Kosovës”./Paparaci

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci