Të fundit

SHBA-ja pret implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pret implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier, në një prononcim të shkurtë para mediave të hënën, ka deklaruar se dje kanë dhënë qëndrimin për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Aty theksohet se qëndrimi i ShBA-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Dje e kemi dhënë një qëndrim, aty theksohet nevoja për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe këtë e presim”, tha ai.

Këtë koment, Hovenier e bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci