Të fundit

Paraliberalizimi i nevojshëm nga Qeveria e Kosovës

Shkruan: Medain Hashani

Getoja të cilën e ka përjetuar Kosova në Evropë, për lëvizjen e lirë ka qenë mjaft shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo padrejtësi do të ketë një kosto mjaft të lartë në aspektin psikologjik te të gjithë qytetarët e Kosovës, e cila do të vërehet në një periudhë mjaftë shkurtë. Këtë tranzicion e kanë kaluar të gjitha vendet e ballkanit perëndimor, e për të cilat vende Qeveria e Kosovës do të duhej të merr inputet e modeleve të cilat kanë parandaluar ikjen e të rinjve, apo edhe kthimin e të rinjëve në vendin e tyre sepse këtë dukuri ato veç se e kanë përjetuar. Pra cilat kanë qenë politikat stimuluese të cilat i kanë përdorur këto vende për kthimin e të rinjëve në vendin e tyre.

Edhe pse liberalizimi si proces ishte mjaft i vonuar për Kosovën, në një mënyrë është një lloj avantazhi për Qeverinë e Kosovës sepse ka mundësi kohore të mjaftueshme, pra 8 muaj në dispozicion të ndërmerr masat e nevojshme për të parandaluar ikjen e të rinjëve, mjekëve, profesorëve, profesionistët e ndryshëm të të gjitha profesioneve sepse ka modele të gatshme nga vendet e ballkanit perëndimor të cilat i kanë përdorur këto vende, mirëpo, Qeveria duhet të krijoj edhe modele të reja në bazë të specifikave të Kosovës. Unë e kam bërë një analizë të disa vendeve të Bashkimit Evropian se cilat janë të ardhurat mesatare bruto të këtyre vendeve dhe sa është norma tatimore, për të cilën duhet të paguajnë të gjithë ata që përfitojnë të ardhura personale në këto vende të Bashkimit Evropian.

Në tabelën më poshtë do të shihni se cilat janë të ardhurat mesatare të disa vendeve të Bashkimit Evropian ku ka më së shumti diasporë nga Kosova:

Të dhënat e paraqitura më lartë na tregojnë se sa janë të ardhurat neto në këto vende të Bashkimit Evropian në të cilat ka më së shumti diasporë nga Kosova. Si pjesë e analizës është edhe qiraja mujore e cila paguhet në këto vende pa i përfshirë shpenzimet tjera të cilat do ti kenë qytetarët gjatë qëndrimit në këto vende.

Në bazë të hulumtimit tim në këto vende qiraja mujore është ekuivalente rreth 50 % dhe mbi 50% të të ardhurave neto mujore. Pra në bazë të të dhënave ta analizuar në tabelën më poshtë këto janë qiratë mesatare në këto vende:

Andaj në bazë të standardit jetësor i cili është në vendet e Bashkimit Evropian është pothuaj se mjaft e vështirë në bazë të këtyre të dhënave që të kenë një mirëqenie me të mirë se në Kosovë, sidomos në aspektin social. Mirëpo Qeveria e Kosovës duhet ti ndërmerrë disa hapa para fillimit të procesit të liberalizimit në mënyrë që të ndikoj te të rinjtë dhe poashtu edhe te profesionistët në mënyrë që mos të kemi ikje të madhe, pas fillimit të zbatimit të liberalizimit.

Qeveria e Kosovës duhet ti bëjë këto hapa:

  1. Të krijoj strategjinë e zhvillimit ekonomik
  2. Të krijoj zona ekonomike për investime në prodhim dhe finalizim të produkteve
  3. Të rishikoj politikat tatimore në lidhje me investitorët në zonat ekonomike
  4. Të orientoj buxhetin në ndërtimin e infrastrukturës së këtyre zonave ekonomike
  5. Të aplikoj ligjin për partneritet publiko privat, ku të jetë edhe aksionare në investime të përbashkëta Joint Venture
  6. Të planifikoj në buxhet rrijten e pagave në sektorin privat nëpërmjet subvencionimit në vitin 2024
  7. Të krijoj pako stimuluese për ndërmarrjet në Kosovë për çështjet tatimore, në mënyrë që të kenë kapacitet për të mbuluar koston e rritjes së pagave të punonjësve që vazhdojnë punën pas vitit 2024 dhe
  8. Të filloj një kampanjë me informacione të cilat do të shërbenin për informata te qytetarët e Kosovës lidhur me standardin që e kanë vendet e BE-së, koston e jetesë, përparësitë që do ti kenë në Kosovë në lidhje me masat që do ti ndëmerr të cilat i kam potencuar më lartë.

Masat të cilat i kam rekomanduar do të shtjellohen në vazhdim nga ana ime , sepse janë tema në vete.

Andaj si rekomandim përfundimtar i imi është se Qeveria urgjentisht, duhet të filloj të mendoj në lidhje me këto sfida që do ti ketë, të filloj të mendoj shumë seriozisht në këtë drejtim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë nje jetë me mirëqenie më të lartë në rast se qëndrojnë në Kosovë, dhe jo që te kenë vetëm ndihma sociale siç ka vepruar deri tani Qeveria e Kosovës, por masat që do ti ndërmerrë të jenë afatgjata dhe bindëse.

Autori është profesor në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin Universitar AAB 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci