Të fundit

Presidenti i KF Ferizajt konfirmon se gjyqtarët u kërcënuan nga Kabashi i Ballkanit

Lulzim Abazi, president i klubit të Ferizajt, ka konfirmuar për Paparacin se Arsim Kabashi ka kërcënuar gjyqtarët e takimit para fillimit të ndeshjes, Ballkani-Ferizaj.

Në një prononcim për Paparacin, Abazi ka deklaruar se ai është njoftuar pak më parë nga personat zyrtarë të klubit se presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi ka kërcënuar gjyqtarët e takimit.

“Po është e vërtetë, jam njoftuar më parë nga personat zyrtarë të klubit se Arsim Kabashi ka kërcënuar gjyqtarët. Delegati i ndeshjes ishte aty në ato momente”, ka thënë Abazi për Paparacin.

Kabashi kishte kërcënuar edhe në të kaluarën gjyqtarët e ndeshjes. Ai ishte dënuar nga FFK-ja me gjobë për kërcënimin e gjyqtarëve në ndeshjen mes Ballkanit e Dukagjinit.

Ndeshja mes Ballkanit e Ferizajt është e vlefshme për xhiron e 35-të të Superligës e Kosovës dhe ka peshë të madhe për të përcaktuar kampionin ose skuadrën që do të largohet nga elita e futbollit kosovar.

Gjyqtarë të takimit për ndeshjen e sotme janë Dardan Çaka, Edmond Zeqirit dhe Fatmir Sekiraqa.

Në rast se Ballkani fiton ndaj Ferizajt e Drita gabon ndaj Malishevës, Ballkani do të shpallet Kampion i Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci