Të fundit

​AAK i kundërpërgjigjet Listës Serbe: S’mund ta kërcënoni Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se Lista Serbe nuk mund të kërcënojë Kosovën, duke iu referuar deklaratave të përfaqësuesve të subjektit të mbështetur nga Beogradi menjëherë pas betimit të Erden Atiq si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se Kosova se nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga deklarata të tilla.

“E para, Kosovën nuk mund ta kërcënojë as Lista Srpska, as Vuçiqi, as Serbia. Liria, pavarësia e këtij vendi ka përfunduar më ’99. Ata mundin përmes mekanizmave të tyre kriminalë në veri të Kosovës të pengojnë shtrirjen e sundimit të ligjit, por Kosova, as nuk mund të kërcënohet, as nuk duhet të ndihet e kërcënuar sepse na i dalim zot këtij vendi… Serbia dëshiron të destabilizojë jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin, Vuçiqi është njëri prej njerëzve kryesorë të Rusisë në këtë pjesë të botës dhe çka duhet të bëjmë është se nuk duhet të biem pre e provokimeve të tij, t’i kryejmë punët tona”, tha Tahiri.

Tahiri kritikoi kryeministrin Albin Kurti për siç tha ai, po eksperimenton me veprimet e tij në veri dhe me vendimet që i ndryshon shpesh duke bërë që pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare të dobësohet.

“Sa i përket betimit të kryetarëve të komunave, edhe në këtë temë duhet me qenë të kujdesshëm, ne kemi thonë keni kujdes, se kur e merr shteti një vendim, ai mbetet, nuk i ndërron vendimet shteti qysh ndryshojnë qeveritë e mundet t’i vijë koha Albin Kurtit të ndryshojë këtë vendim e mandej dobësohet Kosova, pra veprimet e pamatura jo serioze taktike po e dëmtojnë Kosovën në synimin strategjik, synimi strategjik është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në organizata ndërkombëtare dhe njëherë e përgjithmonë përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë ta përmbyllim këtë kapitull që na ka mbetur si barrë e madhe”, tha Tahiri.

Pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përfaqësues të Listës Serbe nxituan për të bërë kërcënimet e para publike, pavarësisht se zgjedhja e kryetarëve të komunave veriore është në përputhje të plotë më ligjin e Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci