Të fundit

Arbana Osmani nuk përmbahet ndaj Zhaklinës në Post Big Brother VIP Albania

Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur takimi i fundit mes protagonistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Në Post BBVA 2 është diskutuar mbi ngjarje të shumta që kanë ndodhur brenda shtëpisë, gjersa nuk kanë munguar edhe debatete e shumta mes banorëve.

Një prej zërave më të ngritur ka qenë ai i opinionistes Zhaklin Lekatari, e cila ka qenë gjithashtu shumë e përfolur gjatë këtij spektaklit.

E teksa diskutonte me banorët për “simpatinë” e saj ndaj Kristi Aliajt, Zhaklina vazhdimisht ka bërtitur duke kërkuar argumente nga të pranishmit se ata mendonin në këtë mënyrë.

Dhe në atë moment, moderatorja e programit Arbana Osmani nuk ka mundur që të përmbahet nga diskutimi i vazhdueshëm dhe pa pushim, teksa në një moment i është drejtuar me: “Zhaklina, të lutem boll”.

Pas atij momenti, duket se situata u qetëasua paksa, megjithatë nuk kanë munguar debatat e zjarrta, kryesisht mes banorëve: Luiz, Olta, Kiara dhe Armanldo.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci