Të fundit

Qeveria ende pa plan për investime, përfshirë edhe ato me vlera të vogla

Kosova vazhdon të mos jetë vend i përshtatshëm për qytetarët e këtij vendi, e sidomos për ata në diasporë, por edhe investitorët e huaj që të investojnë, qofshin ato edhe mjete financiare në vlera të vogla.

Lidhur me këtë, Mes Hoxha analiste e ekonomisë ka kritikuar qeverinë qendrore dhe atë lokale, pasi që siç thotë ajo Kosova vazhdon të mos ketë një plan apo platforme të azhurnuara në baza të rregullta për mundësitë se ku njerëzit në Kosovë, e sidomos ata në diasporë, por edhe investitorët e huaj të investojnë, qofshin ato edhe vlera të vogla.

Ajo ka shkruar në Facebook se ditë më parë një qytetar kishte bërë pyetje në një grup në rrjetin social “Network Prishtina”, se ku mund t’i investojë 30 mijë euro, mirëpo sipas Hoxhes kjo ishte pyetje e pëlqyeshme, por në vendin jo të duhur.

“Para disa ditëve, një person në Network Prishtina e kishte një pyetje shumë legjitime dhe kërkonte mendim se ku ti investoj 30 mijë Euro. Pyetja me vend, por kuvendi jo i duhur”, shkruan ajo.

Në këtë postim ajo ka etiketuar kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama dhe Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Konsulentja e bizneseve, Hoxha ka treguar për trendin e bizneseve që po funksionojnë pa asnjë plan të mirëfilltë nga qeveria për të siguruar se këto investime nuk do të shkojnë kot.

“Meqenëse, njerëzit s’kanë një pasqyrë për mundësitë, po vazhdon trendi i pompave të benzinës, trendi i barnatoreve, trendi i salloneve të dasmave, e kohët e fundit edhe trendi i shopping mall-ave dhe qendrave rekreative që kërkojnë investime milionëshe…pa asnjë plan të mirëfilltë nga qeveria për të sigurua se këto investime nuk do të shkojnë kot! Sidomos te qendrat tregtare, investon i pari mbi 30-40 milion për me i shërbye një numri të caktuar të popullatës dhe fillon tjetri investues analfabet pa kurrfarë analize paraprake aty afër qendrën tregtare të vet, pa e llogarit dëmin që ja bën fillimisht vet-vetes, pastaj edhe biznesit tjetër dhe komunitetit në përgjithësi”, shkruan ajo.

Sipas saj, kjo situatë krijon konkurrencë jo te shëndetshme dhe efekti i kësaj konkurrencë është negativ në shumë aspekte.

Ajo ka thënë po ashtu se mos-planifikimi i projekteve komerciale nga qeveria sjellë konkurrencë te pashëndetshme në treg, humbje të milionave, jo-siguri për investime afat-gjata dhe në fund shërbime jo-cilësore për konsumator.

“Meqenëse jetojmë në vend demokratik, liria për me marrë vendime se ku t’i drejtojmë investimet në përgjithësi përfshi ato zhvillimore, pa ndikim nga qeveria, është e garantuar. Por janë disa parametra sidomos për projekte komerciale të cilat duhet të planifikohen mirë nga qeveria në nivel qendror dhe lokal për të sigurua se investimet kthehen, njerëzit sigurojnë punësim afat-gjatë, krijohet konkurrencë e shëndetshme në treg dhe kemi treg cilësor dhe në harmoni”, shkruan ajo.

Përveç kësaj, Kosova vazhdon që të mos ketë që tri vjet as Ligj për investime strategjike.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci