Të fundit

Bekaj do të transferohet në Turqi, mësohet shuma që do të përfitojë

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë.

Bekaj pritet të transferohet te skuadra e Hatayspor në fund të sezonit si një futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Tiranën skadon në verë.

Sipas “Panorama Sport”, gardiani kosovar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën turke. Ai pritet të përfitojë rreth 204 mijë euro në vit te Hatayspor.

Bekaj ishte transferuar para tre viteve te Tirana nga skuadra e Prishtinës. Bardhë e blutë e kishin transferuar atë për një shumë prenj 100 mijë eurove.

Bekaj ishte njëri prej futbollistëve kryesor të skuadra e kryeqytetit shqiptar për tash e tre vite me radhë.

Kampionatin e fundit ka luajtur 42 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta, duke mbajtur 15 ndeshje skuadrën të paprekur në Superiore.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci